Sport

Real Madridi fiton me përmbysje rezultati në fund të ndeshjes ndaj Valencias

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 19 September 2021

Skuadra e Real Madridit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në këtë fillim kampionati në La Liga, shkruan Gazeta inFokus.

‘Los Blancos’ kanë triumfuar në udhëtim te Valencia me përmbysje rezultati nga 0-1 në 1-2, në takimin e vlefshme për xhiron e pestë në elitën e futbollit spanjoll.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Estadio de Mestalla’, Valencia kaloi e para në avantazh me golin e realizuar nga Hurgo Duro.

Real Madridi arriti ta bënte përmbysjen e rezultatit krejt në fund të ndeshjes.

Viniciues Junior e i barazoi shifrat 1-1 në minutën e 86’, kurse dy minuta më vonë Karim Benzema shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi vazhdon kryesimin në La Liga me 13 pikë, kurse Valencia mbetet e treta me 10 sosh./Gazeta inFokus/

Të tjera