Sport

Real Madridi e mposhtë Interin në ‘Guiseppe Meazza’

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 25 November 2020

Real Madridi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim të Interit me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’ në Milano, golat për madrilenët i realizuan Eden Hazard në minutën e 7’ dhe një autogol i Achraf Hakimi në minutën e 59’.

Pas kësaj fitoreje ‘Loc Blancos’ renditen të dytit në Grupin B me 7-të pikë, ndërsa ‘Zikaltërit’ mbeten të fundit me vetëm dy pikë të arkëtuara.

-Advertisement-

Ndeshjen e radhës Reali e luan në udhëtim të Shahktar Donetski, ndërsa Interi në udhëtim të Borussia Monchengladbachi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera