Real Madridi e mposht Gironën

Autori: Gazeta inFokus
00:03 | 27 August 2018
Real Madridi i Julen Lupeteguit e ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga pasi të dielën e mposhti Gironën në udhëtim, në një ndeshje ku i fitoi dy penallti.
Girona ishte nikoqire e Real Madridit në “Municipal de Montilivi”, në Girona, në kuadër të javës së dytë të La Ligës, por nuk arriti t’i bëjë ballë kampionit evropian duke humbur me rezultat të thellë 4-1.
Në fakt, Girona i nxori telashe Real Madridit në 45 minutat e parë të ndeshjes, duke kaluar e para në epërsi.
Edhe pse kjo pjesë lojë u dominua dhe kontrollua nga Madridi, Girona shënoi e para pas 17 minutave lojë, kur Garcia realizoi gol të bukur në portën e Keylor Navasit.
Megjithatë, Marco Asensio u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti në favor të madrilenëve, të cilën e konkretizoi në gol Sergio Ramos, pesë minuta para përfundimit të kësaj pjesë loje.
Girona pati dy goditje në portë, aq sa Real Madridi.
Reali u fut në pjesë të dytë shumë më i fuqishëm dhe kaloi në epërsi për herë të parë falë një penalltie tjetër të fituar nga Asensio, në minutën e 52-të. Këtë herë, ishte Karim Benzema që realizoi nga pika e bardhë.
Uellsiani Gareth Bale me një vrapim të shpejtë i dha epërsinë prej dy golave madrilenëve gjysmë ore lojë.
Fitoren e Realit e vendosi Karim Benzema në minutën e 80-të.
Reali tani ka gjashtë pikë pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, ngjashëm si Barcelona.

Të tjera
-
Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç
Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç...
-
Një grup i të rinjve nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë vizitojnë Manastirin e Deçanit
Një grup të rinjsh, të krishterë ortodoksë, nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë ...
-
Prokurori i shtetit në RMV: Diskoteka në Koçan nuk ka pasur hidrant e as aparate të mjaftueshme kundër zjarrit
Prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski theksoi se prokurorët publikë sot ...
-
Macron: Nuk i takon Rusisë të vendosë për paqeruajtësit në Ukrainë
Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britani...
-
Zjarr i madh në kalanë e Elbasanit, rrezikohen banesat afër saj
Është përfshirë nga zjarri një objekt i vjetër i pabanuar në kalanë e Elbasan...
-
Aksident me vdekj*e në Pogradec
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogra...
-
Tragjedia në Koçan, ish-ministri shqiptar merret në pyetje nga policia
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ftuar të intervistohet në ...
-
U shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det – peshkatari peruan tregon si mbijetoi
Një peshkatar peruan i cili i mbijetoi pas 95 ditëve i humbur në det në Oqean...
-
Pamje kur të lënduarit nga zjarri në klubin e natës në RMV dërgohen me aeroplan drejt Turqisë
Të lënduarit nga tragjedia në një disotekë të Maqedonië së Veriut po dërgohen...
-
Kurti uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare
Për zgjedhjen e Joan Palushit, kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale...
-
Ndizen qirinj në Shtip, për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan
Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe p...
-
Tentuan të vidhnin në një market, pesë të arrestuar në Fushë Kosovë
Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar...