Sport

Real Madridi e fiton derbin ndaj Sevillas (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 18 January 2020

Real Madridi ka arritur ta fitoj derbin e javës së 20-të në La Liga ndaj Sevillas, shkruan Gazeta inFokus.

‘Los Blancos’ kanë triumfuar me rezultat të ngushë 2-1, në duelin e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid.

Golat për ‘Mbretërit’ nga Madridi i shënoi Casemiro, kurse golin e vetëm për Sevillan e realizoi Luuk de Jong.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Real Madridi rrëmben pozitën e parë përkohësisht me 43 pikë, 3 me shumë se Barcelona që ka një ndeshje me pak të zhvilluar, kurse Sevilla mbetet e katërta me 35 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera