Sport

Real Madridi bën gati “fshesën”, pritet largim i shumëfishtë

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 01 April 2020

Real Madridi pritet të pësojë ndryshime të shumta në merkaton e verës.

Kjo për shkak se 11 lojtarë që janë të huazuar do të rikthehen në “Santiago Bernabeo”.

Momentalisht janë 26 lojtarë, ndërsa me rikthimin e të tjerëve në kampin galaktik, do të bëhen 37 sosh.

-Advertisement-

Për këtë, trajneri Zidane ka paraparë një plan, ku parashihet një largim i shumë futbollistëve, ndër ta edhe lojtarë me emër.

Në mesin e shumë emrave që do të larohen, mediat në Spanjë kanë veçuar Gareth Bale, James Rodriguez, Luka Joviq, Luka Modriq dhe Lucas Vasquez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera