Sport

Real Madrid zbulon aksidentalisht numrin e fanellës së Eden Hazard

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 18 June 2019

Eden Hazard do të vijojë dinastinë Emilio Butragueno, Raul dhe të Cristiano Ronaldos që mbi shpinë mbajtën dhe shkëlqyen me numrin 7.

Në prezantimin e belgut në “Santiago Bernabeu” nuk kishte numër në fanellën e tij. Shumë u përfol për numrin 10, më pas u zbulua se Modric do vijojë ta mbajë këtë numër.

Numri i Hazard mbete enigmë, por një fans ka zbuluar një detaj interesant. Tifozi madrilen ka porositur një fanellë të 28-vjeçarit në një dyqan zyrtar të klubit spanjoll në Dubai, në porosinë e tij tifozi kishte bërë të qartë se dëshironte numrin 10, por i ka mbërritur ajo me numrin 7, teksa edhe në dyqanin zyrtar është ekspozuar fanella e belgut me këtë numër.

-Advertisement-

Aktualisht është Mariano Diaz që e mban këtë numër, por pritet që sulmuesi të largohet dhe Hazard të marrë përgjegjësitë e rënda të numrit 7, që për 9 vite e mbajti Cristiano Ronaldo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera