Sport

Real Madrid – Liverpool, kjo skuadër është favorite sipas bastoreve

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 06 April 2021

Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen sonte në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja nisë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në ‘Alfredo di Stéfano Stadium’ në Madrid.

Para këtij takimi bastoret sportive kanë vënë kuotat e tyre se cila skuadër është favoritet për ta fituar këtë duel.

-Advertisement-

Sipas bastoreve favorit për ta fituar këtë ndeshje është ekipi i Liverpoolit që ka kuotë (2,37), kurse barazimi kuotohet me (3,50), ndërsa triumfi i madrilenëve ka kuotë (2,87).

Përballja e dytë mes spanjollëve dhe anglezëve do të luhet pas një jave në stadiumin ‘Anfiled’ në Liverpool./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera