Lajme

Reagon zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri Kurti nuk i ka 38 këshilltarë, janë 25

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 15 August 2023

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka mohuar raportimet se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e këshillojnë plot 38 këshilltarë.

Kryeziu në një reagim në Facebook thotë se numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25.

Siç ka sqaruar ai, prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit.

-Advertisement-

“Së pari, kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit. Së dyti, kryeministri Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve se ç’kishte ish-kryeministri Haradinaj. Numri total i këshilltarëve të emëruar, përfshirë ata të jashtëm, të ish-kryeministrit Haradinaj sipas të dhënave të muajit janar 2020 ishte 33”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Sipas Kryeziut kabineti i Kryeministrit përbëhet nga këshilltarët politikë, nëpunësit e kabinetit dhe këshilltarët e jashtëm.

“Ata së bashku përbëjnë stafin e Kryeministrit. Numri 38 i raportuar mbrëmë përfaqëson numrin total të stafit të emëruar të Kryeministrit: 25 këshilltarë, 10 nëpunës, ku bëjnë pjesë zyrtaret ekzekutive dhe administrative, fotografi, zyrtarët e protokollit, asistentët—pra që nuk janë këshilltarë— dhe të 3 të tjerë të emëruar të kryeministrit, ku përfshihen Kryesuesi i Komisionit Qeveritare për Personat e Zhdukur/Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e Personave të Zhdukur, koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar Kosovë -Shqipëri, dhe koordinatorja për funksionalizimin e Fondit Sovran, të cilët kanë mandate të veçanta”, ka sqaruar në fund Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera