Rozë

Reagon Yll Limani pasi Beniada ia shqiptoi gabim emrin

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 14 January 2022

Beniada është pa dyshim banorja më karizmatike e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjithmonë e buzëqeshur, pozitive dhe me një batutë gati, edhe kur nuk ka në plan të bëjë asnjë të qeshë.

Për faktin që ka jetuar në Itali, shqipja e saj nuk është perfekte dhe emrat nuk mund t’i shqiptojë gjithmonë siç duhet.

-Advertisement-

Më herët ndodhi me Butrentin… Betruntin… Butrintin. Tani po ndodh me “Ydhi Dhimanin”, siç ajo ka quajtur Ylli Limanin.

Videoja ku ajo shfaqet duke i shqiptuar emrin teksa Einxhel e mëson, po bën xhiron e rrjetit. Madje, nuk i ka shpëtuar as vetë këngëtarit.

Ylli e ka ndarë videon epike në InstaStory, teksa etiketon Beniadën dhe vendos emojin e syve me zemra.

“Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani”, ka shktuar ai.

“Po sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm, si arush i vockël. Ydhi Dhimani. Shumë i lezetshëm”, thotë ajo ndër të tjera për Yllin, teksa i shkriu të gjithë së qeshuri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera