Sport

Reagon Xherdan Shaqiri pasi luajti 90 minuta ndaj Midtjyllandin në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 27 October 2020

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, pas një kohë të gjatë i ka zhvilluar 90 minuta lojë për Liverpoolin, shkruan Gazeta inFokus.

Shaqiri në të shumtën e rasteve ka munguar për shkak të lëndimeve të shpeshta, e me pas edhe për shkak të konkurrencës së madhe që ka të ‘The Reds’.

Edhe pse u përfol shumë largimi i tij nga ‘Anfieldi’, ai vendosi të qëndroj nën urdhëratë e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.

-Advertisement-

E pikërisht ky i fundit sonte i dha shansin lojtarit nga Zhegra e Gjilanit që të luaj për 90 minuta në fitoren e Liverpoolit ndaj Midtjyllandin në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-0.

Shaqa pati një paraqitje mjaftë të mirë, ku në fund u vlerësua me notën (7.6).

Ai ishte pjesëmarrës te goli i realizuar nga Diogo Jota.

Pas një bashkëveprimi me Arnoldin, ky i fundit asistoi të sulmuesi portugez, i cili me lehtësi dërgoi topin në rrjetë.

E pas kësaj ndeshje Shaqiri ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ku ka postuar një fotografi të tij gjatë takimit të sontshem si dhe ka shkruar ‘+3 pikë’.

Për më shumë shikojeni postimin e futbollistit me prejardhje shqiptare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera