Lajme

Reagon VV-ja: Akuzon Nismën edhe për ngacmime seksuale në QNR

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 15 November 2019

Vëzhguesi i VV-së në QNR, Alban Krasniqi ka reaguar pas akuzave të NISMËS se vëzhguesit e tyre po shantazhojn dhe kërcënojnë.

“Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes”, shkruan ai.

Krasniqi bëri akuza të rënda në drejtim të NISMËS duke thënë se ata po bëjnë presion mbi stafin e madje edhe ngacmojnë seksualisht vëzhgueset.

-Advertisement-

“Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive. Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash”, shkruan vëzhguesi i VV-së në QNR.

Ai thotë që Qendra e Numërimit dhe Rezultateteve nuk është Han i Fatmir Limajt.

KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt. ./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera