Reagon Vuçiq: Skemi të bëjmë asgjë me atë që ndodhi në Ibër, s’mund të kërkoj falje për diçka që s’e kam bërë
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 30 November 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se Beogradi “nuk ka të bëjë fare” me sulmin që ndodhi mbrëmë në Ibër-Lepenc, në Zubin Potok dhe këtë, sipas tij, e di edhe Prishtina.
Këtë deklaratë ai e bëri në një bisedë me disa të rinj të partisë së tij, të cilëve duke iu shpjeguar se si në politikë “nuk duhet të nxitohesh”, Vuçiq tha se për këtë s’ka reaguar në mëngjes.
“Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Si mendoni, pse nuk nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër-Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe ta kthenim lumin përpjetë për ta, nuk na duhej asnjë terrorizëm”, ka thënë Vuçiq siç raporton mediumi publik serb.
Vuçiq tha se ai nuk mund të kërkojë falje “për diçka që nuk e kam bërë”, derisa shtoi se në fund “gjërat bien në vend”.
“Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse do ta interpretojnë si të duan. Prandaj gjithmonë ngadalë, në fund, gjithçka do të bjerë në vend. Është e rëndësishme vetëm të punosh, të luftosh dhe të besosh në vetvete”.
Kurti ka akuzuar Serbinë për “sulm kriminel dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Të tjera
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputet nga Deçani: Pagën minimale do ta bëjmë 500 euro, mesataren 1 mijë e 500 euro deri më 2028
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e partisë sot në Deçan,...
-
Bastisjet e policisë u kryen në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut
Bastisjet më të detajuara të Policisë së Kosovës për sulmin në kanalin kryeso...
-
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sụlmit në Ibër-Lepenc
Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, Kosova ka siguruar rrymë nga Shqipëria...
-
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sụlmet janë nga individët
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq thotë se grupet kriminale nuk...
-
Autobotët e ujit në Fushë Kosovë, KRU Prishtina njofton qytetarët se kur mund të furnizohen
Shpërthimi që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në Zubin Potok, konkretis...
-
Bislimi: Nemanja Radivojeviq – “Gandi” i dyshuari kryesor për sụlmet terrọriste në veri të Kosovës
Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Nemanj...
-
“Akt terrọrist dhe sabotazh”, Borrell i ashpër ndaj sụlmit në kanalit e ujit në veri
Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc në Z...
-
Zhvillimet në Veri, Osmani në takim me Maqedoncin, Jasharin e Ajetin
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se sot gjatë ditës ka mbajtur takim me minis...
-
Maqedonci: Sụlmi në Zubin Potok kishte synim mohimin e shërbimeve esenciale dhe destabilizimin e vendit
Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci ka thënë se pas sulmit terrorist mbrëmë n...
-
BE: Sụlmi në kanalin ujor të Ibër-Lepencit, akt terrọrist dhe sabotimi – përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Bashkimi Evropian e ka cilësuar si sulm “terrorist” dhe akt “sabotimi” sulmi...
-
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, thërrasin konferencë të jashtëzakonshme
Policia e Kosovës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme me fillim nga ...
-
Kryhen analizat e para të ujit të patrajrtuar që kalon nëpër kanalin Ibër-Lepenc, MSH: S’është i pastër për pije
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për medi...