Lajme

Reagon Vjosa Osmani: Nuk mund të na ndalni me vezë

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 22 February 2020

Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe bashkë partiakut të saj, Avdullah Hotit.

Osmani tha se me as me vezë dhe as me mjete të tjera nuk do të mund të ndalin vendosmërinë e tyre për të quar përpara Kosovën.

“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës. As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta çojmë Kosovën përpara”, shkruan ajo./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera