Lajme

 Reagon Veseli pas publikimit të “marrëveshjes sekrete” nga Kurti 

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 26 February 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili e cilësoi marrëveshjen ndërmjet shtetit të Kosovës dhe NATO-s si diçka të rrezikshme për Kosovën.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se është shumë shqetësuese, që për herë të parë një kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.

 

-Advertisement-

 

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Është shqetësues fakti që për herë të parë një kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Gjatë luftës sonë çlirimtare, kam qenë vetë dëshmitar i veprimeve të kësaj Aleance…, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ne, në interes të Kosovës, çlirimit të vendit tonë dhe kthimit të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre.

Qëllim yni është anëtarësimi në NATO dhe jo largimi i saj nga cilido cep i Kosovës.

Sot, sovraniteti i Kosovës nuk rrezikohet nga NATO-ja dhe marrëveshjet me NATO-n, por nga agresiviteti dhe kërcënimet e Serbisë.

NATO-ja është garanci e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera