Lajme

Reagon UNMIK-u pas deklaratave të Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 06 February 2019

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, ka thënë se mbetet i përkushtuar në rolin që ka për të i’u shërbyer qytetarëve të Kosovës në bazë të mandatit që buron nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, lidhur me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Qeveria e Kosovës ka ndërprerë çdo komunikim me misionin e UNMIK-ut, zëdhënësi i këtij misioni Sanam Dolatshahi tha se “ Kombet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të siguruar se punojnë që raporti i saj me qytetarët e Kosovës dhe institucionet të jetë në dobi të Kosovës, dhe të gjitha proceseve që promovojnë paqën dhe stabilitetin”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar të mërkuren se raporti për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antiono Guteres nuk pasqyron realitetin.

-Advertisement-

Kosova kundërshton raportin e kreut të OKB-së, Antonio Guteres

Lidhur me këtë deklaratë, zëdhënësi Dolatshahi, tha se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mund të jetë cituar në mënyrë jokorrekte nga ana e disa mediave pasi ai, sipas tij, ka qenë faktit.

Zëdhënësi Dolatshahi citon raportin i cili vetëm përshkruan në mënyrë kronologjike rrjedhën e vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera