Lajme

Reagon Tahiri, mohon kandidimin e tij me PAN-in në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 20 August 2017

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Tahiri ka reaguar lidhur me raportimin e mediave se ai do të jetë kandidat i AKR-së, PDK-së dhe AAK-së e Nismës në zgjedhjet lokale në Ferizaj.

Sipas Tahiri, kjo gjë është gënjeshtër dhe se sipas tij nuk vjen në shprehje interesi personal në krahasim siç është interesi shtetëror.

Tahiri ka demantuar se ndonjëherë është diskutuar një kusht i tillë nga partitë në fjalë. Gjithashtu ai ka shtuar se nëse ai del si kandidat për kreytar, do të dalë i vetëm na radhët e AKR-së, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë:

Reagim lidhur me këtë lajm!!

A e dini kur thoshin gjyshet tona, na e sjellni evlad ‘ Kulluesen që ta kullojmë qumshtin( tam’lin)

Edhe kjo është rrenë e kulluar siq është më së miri. Unë nëse dal për kryetarë, dalë vetëm në radhet e AKR-së.

Asnjeherë sështë diskutuar ky kusht. Dhe për ne nuk vjen në shprehëje interesi personal, në krahasim siq është interesi Shtetit. Pra, për ne, primare janë interesat shtetërore.

Akr-ja e ka dëshmur edhe më herët.

Të gjitha partitë politike, garojnë të vetme, cilat do qofshin ato. Pastaj, as Sekretari i degës sonë në Ferizaj, Z. Amir Rexhepi nuk është i nominuar.

Sot ne kemi mbajtur kuvendin e partisë dhe aty janë diskutuarë mundësitë për të dalë vendi nga kriza kaq.  Ne kemi kryesinë dhe Presidentin, dhe tani më gjithçka do të ecën përsëmbari.

Me të mira!

Labi

FKSH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera