Sport

Reagon Tahir Lushtaku pas tri humbje rresht të Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 01 December 2020

Skuadra e Drenicës është futur në krizë të rezultateve, pasi në tri ndeshjet e fundit ka pësuar tri humbje, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqezinjtë’ kanë pësuar disfatë në udhëtim te Gjilani, e me pas në shtëpi nga Ballkani dhe së fundmi Llapi.

Lidhur me këtë ecuri negative të rezultateve ka reaguar ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili ka ironizuar me skuadrën nga Skenderaj.

-Advertisement-

“Ciu,ciu, nuk po dëgjoheni, kah jeni a kah po shkoni”, ka shkruar Lushtaku në një story në rrjetin social facebook.

Drenica që aktualisht po drejtohet nga trajneri, Bledar Devolli, renditet e gjashta me 18-të.

Duelin e ardhshëm ‘kuqezinjtë’ e luajnë në udhëtim te Arbëria./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera