Lajme

Reagon Spahiu për vdekjen e gazetarit Hysni Syla: Kjo është tragjedia e dytë brenda javës për TV Mitrovicën

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 05 January 2022

Gazetari Nexhmedin Spahiu ka reaguar për vdekjen e kolegut të tij Hysni Syla, pasi një ditë më parë ai u godit nga një veturë në Mitrovicë.

Nexhmedin Spahiu thotë se vdekja e Sylës është tragjedia e dytë brenda javës për RTV Mitrovicën, pasi të martën e kaluar kishte vdekur në gjumë edhe kolegu tjetër i tyre Ismail Hoxha.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Tragjedia e dytë për RTV Mitrovica brenda javës. Pas vdekjes në gjumë të Ismail Hoxhës të martën e kaluar, mbrëmë u shkel nga vetura në qendër të Mitrovicës dhe shkoi në botën tjetër edhe gazetari tjetër veteran i RTV Mitrovica, Hysni Syla (1950-2021). Në arkivin e TV Mitrovica mbetet një arkiv I pasur me Reportazhe dhe Intervista të realizuara nga Hysni Syla. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Zasellë të Mitrovicës në ora 16.00. Familjarëve e stafit të RTV MITROVICA u shpreh ngushllime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera