Lajme

Reagon Shpend Ahmeti për ndërtimin e pompës te hekurudha

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 18 February 2020

Shpend Ahmeti, Kryetari i Prishtines, ka reaguar pasi sipas tij i ka parë disa statuse në të cilat tregohet për ndërtimin e një pompe te hekurudha në Prishtinë.

Sipas Ahmetit ajo pjesë e tokës i përket Hekurudhës e cila është ndërmarrje Publike Qendrore dhe Komuna e Prishitnës nuk ka qasje në atë pjesë, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij askush nuk ka aplikuar për leje ndërtimi dhe nga inspekcioni janë vendosur shirita.

-Advertisement-

“Nuk e dijmë se çka ndodh me pronën e Hekurudhës por nuk do të ketë leje ridestinimi i gjelbërimit. Pres nga qeveria e re që mos të lejohen dhënie të tilla të pronës dhe po ashtu edhe diskutime shtesë për bllokimin e ndërtimit të krahut hyrës të rrugës në rrethin e Fushëkosovës. Nuk kemi nevojë për më shumë pompa në atë pjesë”, shkruan Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera