Lajme

Reagon Shkëlzen Gashi për arrestimin e ish-eprorit të UÇK-së nga specialja

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 24 September 2020

Ish-këshilltari i Albin Kurtit sa ishte Kryeministër, Shkëlzen Gashi i ka dalë në mbrojtje Salih Mustafës, ish-eprorit të UÇK-së që u arrestua sot nga specialja.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë që beson fuqishëm në pafajësinë e Mustafës, shkruan Gazeta Infokus.

Madje, Gashi thotë që ishte vet LKÇK që gjatë viteve të 90-ta çdo muaj nëpërmjet gazetës Çlirimi dënonte sulmet ndaj civilëve të pafajshëm.

“E kam shumë të vështirë të besoj se Cali ka qenë i përfshirë në shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, mes tjerash sepse LKÇK-ja gjatë viteve ’90 e nxirrte çdo muaj gazetën ‘Çlirimi’, në të cilën i dënonte ashpër sulmet ndaj civilëve të pafajshëm të minoriteteve etnike në Kosovë.Por, besimi im nuk ka kurrfarë rëndësie. Cali duhet ta dëshmoj vetë pafajsinë e tij”, ka shkruar Gashi.

-Advertisement-

Kujtojmë që Salih Mustafa u arrestua sot, gjë për të cilën është konfirmuar edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe se është thënë që është nisur për në objektet e paraburgimit sot në Hagë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera