Lajme

Reagon Shkëlzen Gashi pasi Specialja përdori deklarimet e tij për urdhërarrestin ndaj krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 19 November 2020

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka reaguar pas lajmit se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përdorur reagimet në Kosovë ndaj deklaratës së tij për UÇK-në për urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për urdhër-arrest thuhet se së fundmi, (ish-)këshilltari politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, deklaroi se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime dhe si rezultat- konsistent me gjuhë të stafit të përgjithshëm të UÇK -së në 1998-99, ai ishte konsideruar si bashkëpunues dhe përkrahës i Serbisë nga Jakup Krasniqi dhe anëtarët kryesor të Shoqatës së Veteranëve duke e bërë subjekt të vdekjes dhe nga kritikat e shumta u shkarkua nga pozita e tij.

Tutje, në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.

-Advertisement-

Për krejt këto deklarata ka reaguar publicist Shkëlzen Gashi. Ai ka mohuar se deklaratat e tij ishin shkaktare në arrestimin e ish-eprorëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Sipas tij një raportim i tillë është i pavërtetë dhe joserioz, meqë thotë se aktakuzat e Gjykatës Speciale, ishin përgatitur kohë më pare.

”Është e vërtetë që një pjesë e mediave dhe më shqetësuese ishte se televizioni publik i Kosovës, e kishte deformuar deklaratën e Prokurorisë Speciale komplet. Dhe kishte nxjerrë që deklarata ime ka bërë që ish-liderët e UÇK-së, të arrestohen nga Gjykata Speciale me seli në Hagë”. Gjë që nuk është e vërtetë, sepse deklarata ime nuk ka mundur të shërbejë si arsye për arrestimet e tyre në asnjë mundësi. Aktakuzat e tyre janë përgatitur me siguri shumë më herët se sa deklarata ime”, tha Gashi në KlanKosova.

Tutje ai shton se ka një pjesë e cila nuk është shtuar në raportime, që sipas tij, qëndron si e vërtetë ndaj Prokurorisë Speciale e cila i ka përmendur emrin në deklaratë.

‘‘Sulmet ndaj Shkëlzen Gashit janë përdorur nga Prokuroria si arsyetim mes tjerash, si arsyetim për arrestimin e këtyre personave.Kjo nuk është përdorur, dhe kjo nuk është serioze.Bëhet fjalë për një luftë politike. E kemi PDK-në që po e përdorë televizionin publik, dhe po bënë luftë kundër Vetëvendosjes, dhe ish-kryeminsitrit Kurti.As ish- kryeministri Kurti, as unë si këshilltar i tij s’kemi ndikuar as nuk kemi synuar të ndikojmë në Gjykatën Speciale që këta të arrestohen ”tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera