Lajme

Reagon serbi ekstremist të cilit ia përmendi emrin kryeministri Kurti

Autori: Islam Morina 09:00 | 26 September 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmendi dy emra kriminelësh me prirje ekstremiste që po marrin pjesë në protestat në veri të vendit, ku po mbajnë të bllokuara rrugët magjistrale që qojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.

Njëri ndër ta ishte edhe Vladislav Dajković, të cilin e përmendi kryeministri, shkruan Gazeta Infokus.

Dajković pasi që ka parë lajmin në media ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, më një gjuhë nacionaliste, duke ironizuar e mohuar ato që i ka thënë kryeministri Kurti.

-Advertisement-

Ai ka thënë se sapo ka marrë vesh që autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, me urdhër të kryeministrit Allbin Kurti.

Ndërsa përpiqet të ironizoi, ai shfaqë hapur nacionalizimin e tij, duke thënë se ai ka lindur serb dhe do të vdes i tillë.

Statusi i Plotë:

“Sapo e mora vesh se autoritetet e Kosovës ma kanë ndaluar hyrjen ne Kosovë me urdhër të kryeministrit Albin Kurti. Kurti në deklaratën e tij zyrtare më quajti ekstremist dhe njeri me pikëpamje pro serbe, i cili ka ardhur për trazira në Kosovë.

Zoti Kurti unë nuk kam sjellje pro serbe por jam serb, Unë kam lindur serb dhe do të vdes serb. Unë nuk jam ekstremist dhe në veçanti nuk jam mercenar rus. Për më tepër unë kam kryer një pjesë të shkollimit tim në perëndim.

Unë jam një i ri i thjeshtë serb nga Mali i Zi, që ka ardhur në Kosovë t’i shtrëngojë duart e përqafojë vëllezërit e tij serb që po luftojnë për të drejtat e tyre njerëzore, në vatrat e tyre.

Nuk kam ofenduar me asnjë nga gjestet e mia policinë tuaj dhe popullin shqiptar, sikurse nuk kam bërë fjalime nxitëse që do të nxisnin tensione. Nëse ju doni të ma ndaloni atë se kush jam un, ai është problemi juaj. Por dijeni se nuk më keni frikësuar.

Dhe për fund, përgjatë dy ditëve të shkuara, unë kam marrë me qindra, madje me mijëra kërcënime brutale me vdekje nga disa shqiptarë, se ata do të më masakrojnë, se do ma hanë zemrën, se do të mi dhunojnë motrat, e të tjera të tilla.

Po e përsëris: Nuk jam i frikësuar, sepse ne serbët ka kohë që jemi shkëputur nga frika. Nuk turpërohem t’i vizitojë vëllezërit e mi, sepse po të ishte ashtu, do të turpërohesha nga gjyshi im. Nuk ndjejë keqardhje, sepse jam në anën e drejtë. Dhe jo, nuk kam ardhur të bëjë probleme, sepse jeni ju ata që i keni krijuar ato shumë kohë më parë. Radhës tjetër në Prizren! 🙏🏻”, ka shkruar Vladislav Dajković, në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera