Lajme

Reagon Sali Berisha për vrasjen e krye-terroristit nga SHBA-ja

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 02 August 2022

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, ka thënë se vrasja e krye-terroristit, Ayman al Zaëahiri, është një sukses për Amerikën, shkruan Gazeta inFokus.

Berisha përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka ngushëlluar edhe viktimat e rëna nga sulmi i “Kullave Binjake” i cili ishte realizuar Bin Laden.

“Ai ishte aktualisht kryeterroristi i rrjetit terrorist Al Qaeda i cili së bashku me shefin e tij kryterroristin Osama bin Laden planifikuan dhe organizuan sulmin mbi “Kullat Binjake” në Neë York, në të cilin u vranë 2 mijë e 900 qytetarë. Duke përshëndetur këtë akt, shtoj, se vrasja e al Zaëahirit është një sukses i madh i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit por edhe një ngushëllim tjetër për viktimat e aktit të tij barbar të 11 shtatorit 2001 dhe akteve të tjera terroriste të projektuara dhe organizuara pre tij”, ka shkruar Berisha./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera