Lajme

Reagon Sali Berisha për rrëzimin e Abazoviqit

Autori: Ermirë Berisha 14:02 | 20 August 2022

Pas rrëzimit nga pushteti të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, shkruan Gazeta inFokus.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  Abazoviq u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi, pasi që marrëveshja me Kishën Serbe ishte gabim fatal.

“Miq, Dritan Abazoviç bëri histori. Pas Mark Milanit gjeneralit, vojvodës së Malit të Zi me origjinë shqiptare të mirënjohur për betejat e tij kundër shqiptarëve dhe kujtimet e tij pro-shqiptare, Abazoviç është personaliteti i dytë më i rëndësishëm dhe kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi. I ri, energjik pro-europian e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post. Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka. Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb”, ka shkruar Berisha./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera