Lajme

Reagon Rrjeti i Grupit të Grave ndaj vrasjes së gruas nga Peja

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 24 November 2017

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e viktimës që sot ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës në familje.

Ky rrjet u bënë thirrje të gjitha institucioneve që të merren më seriozisht me dhunën dhe vrasjet e grave në Kosovë, pasi që ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodhur deri me tani, shkruan Infokusi.com

Në reagimin e tyre thuhet:

-Advertisement-

“Në ditën kur vëmendja e tërë botës është në luftimin e dhunës ndaj grave, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes mediave, u njoftua sot se si pasojë e dhunës në familje edhe një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj. Pas komunikimit me Mbrojtësin e Viktimave në Pejë, RrGK u informua se kemi të bëjmë me një vrasje në tentativë. Bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka arritur të jap deklaratën e saj në polici, pasi që ajo është dashur të dërgohet menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor. Aty edhe ndërroi jetë. Përveq të ndjerës, e lënduar ishte edhe bashkëshortja e djalit të tyre, e cila poashtu ishte dërguar për trajtim mjekësor. Sot, kur fillojnë “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të merren seriozisht me dhunën dhe vrasjet që po bëhen ndaj grave. RrGK kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit. Kryesit e dhunës dhe vrasësit duhet të denohen për krimet e shkaktuara në pajtim me ligjin. RrGK në bashkëpunim me BIRN janë duke i monitoruar rastet e dhunës ndaj grave të raportuara tek institucionet vendore, në mënyrë që të ofrohet trajtim i dinjitetshëm i këtyre rasteve. Mjaftë më me arsyetime! Dhuna është krim!”, thuhet në reagimin e tyre./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera