Lajme

Reagon RRGK për anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavrovqanin

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 23 April 2021

Rrjeti i Grave të Kosovës kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, se do t’i anulohet me burg të përjetshëm burrit që vrau gruan me shufër metalike, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu kjo organizatë kanë reaguar edhe për rastin e një zyrtari policor që kishte sulmuar seksualisht një te mitur.

Lladrovci porosi për patriotët me “bateria”

-Advertisement-

“Para pak ditësh, u bë publik lajmi se zyrtari policor R.Sh për afro gjashtë muaj me radhë kishte sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjilan, kurse sot Gjykata e Apelit e ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavrovqanin, që vrau gruan e tij me shufër metalike, në korrik të vitit 2020 në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës”, kanë shkruar RRGK.

Për rastet të tilla kjo organizatë kanë thënë se institucionet janë duke dështuar.

Në këtë kumtesë Rrjeti i Grave të Kosovës janë shprehur të indinjuara  duke u zotëruar se do të ngrejë zërin për të kërkuar drejtësi.

“Drejtësi për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë e të dhunuar!”, ka shkruar RRGK.

Nuhi Mavrovqani më 25 korrik të vitit 2020, pas një zënke që kishte nisur në familje, e kishte goditur gruan e tij me një shufër metalike e cila më pas kishte vdekur. /Gazeta inFokus/

Reagimi i plotë:

Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës.

Para pak ditësh, u bë publik lajmi se zyrtari policor R.Sh për afro gjashtë muaj me radhë kishte sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjilan, kurse sot Gjykata e Apelit e ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavrovqanin, që vrau gruan e tij me shufër metalike, në korrik të vitit 2020 në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës.

Në të dy këto raste, si në shumë raste të tjera të dhunës ndaj grave në Kosovë, institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë jetën e qytetarëve, po dështojnë ta bëjnë këtë, e madje edhe po e rrezikojnë atë drejtpërdrejt.

Kujtojmë se nga viti 2019, dhuna në familje është definuar si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, kjo falë përpjekjeve të disa organizatave të grave. Mirëpo, sado që janë ndërmarrë shumë veprime për ta kriminalizuar dhunën në familje, institucionet e drejtësisë ende po ngurrojnë të japin dënime meritore për vrasësit e dhunuesit e grave. Përkundrazi, duke ndjekur këtë kulturë të mosndëshkimit, institucionet po e nxisin vazhdimin e dhunës, përdhunimit e të vrasjes së grave.

Përmes kësaj kumtese, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh indinjatë të thellë për këto dy raste, duke u zotuar njëherish që do të ngremë zërin për të kërkuar drejtësi, ashtu si për çdo grua tjetër të dhunuar e të vrarë.

RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private.

Drejtësi për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë e të dhunuar!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera