Reagon Robert Berisha pas deklaratës së dashnoreve
Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 27 January 2020
Robert Berisha thotë se publiku nuk e ka kuptuar mesazhin.
Një deklaratë e Robert Berishës, në një intervistë për “Prive”, ka ngjallur reagime të forta. Sipas Robertit është normale që një burrë të mbajë dashnore dhe këshillonte gratë të mos bëjnë gabime. Roberti shprehej: “Ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja! Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore? Rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve.
Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush”.Pas kësaj deklarate në rrjete sociale pati reagime të shumta e njërit prej tyre Roberti ka vendosur t’i kthejë përgjigje. Këngëtari shkruan se mesazhi i tij nuk është kuptuar, por vazhdon me të njëjtin mendim që ‘burrat që i thonë vetes burrë kanë 3-4 dashnore’.Statusi i Robertit: “Përshëndetje! Duket që ke lexuar libra shumë (i drejtohet vajzës që e kritikoi për deklaratën), por fatkeqësisht nuk e ke kuptuar mesazhin për të gjitha nënat dhe gratë shqiptare. Le t’i hapin sytë e le të zgjohen nga gjumi…nuk ka shaka me këto tema. Do ishte humor i zi nëse dikush bën shaka për nënat që 99% e kanë këtë problem në shtëpi, Kosovë e Shqipëri ku normal është prezente skamja. 90% popull fukara.
Normal që burrat që i thonë vetes burrë i kanë nga 3-4 dashnore e gratë rrinë në shtëpi e rrisin fëmijët dhe në fund zgjohen nga gjumi e ju bëjnë kafen e mëngjesit. Bravo për të gjitha ato që heshtin dhe durojnë”.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...