Sport

Reagon Rifat Deri, e mohon se votoi kundër emërimit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 06 August 2018

Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës është miratuar vendimi për emërimin e stadiumit të kryeqytetit, i cili ka marrë emrin ‘Fadil Vokrrri’.

Më herët ishte raportuar se Rifat Deri nga ‘Alternativa’ ishte i vetmi që kishte votuar kundër këtij vendimi.

Mirëpo Express ka kontaktuar me Derin dhe ai e ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë duke thënë se ka votuar pro emërimit të stadiumit me emrin e Fadil Vokrrit.

-Advertisement-

“Është e pavërtetë që kam votuar kundër. Unë kam votuar pro emërimit dhe ka qenë vetëm një asamblist që ka abstenuar”, ka thënë ai.

“Këto deklarata të publikuara janë tendencioze dhe unë do ta zbuloj se kush e ka publikuar këtë lajm të rremë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera