Sport

Reagon Real Madridi, fton në takim urgjent agjentin e Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 04 July 2018

Real Madridi e ka ftuar urgjent agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes për të diskutuar ofeërtën e Juventusit dhe largimin e tij të mundshëm.

Sipas gazetës spanjolle Marca, përfaqësuesit e Ronaldos kanë marrëq një thirrje telefonike ku dëshirojnë ta zgjedhin këtë punë që nesër në mëngjes.

Raportet thonë se largimi i CR7 nga Madridi është rrugës pas nëntë viteve për të shkuar në Juventus për 100 milionë euro.

-Advertisement-

Raporti i tij me Real Madridin, sidomos me presidentin Florentino Perez, ka qenë me luhatje sidomos vitin e kaluar.

Besohet që portugezi ndjen që klubi nuk është duke e respektuar më apo nuk janë duke i përmbushur kërkesat e tij financiare.

Ai po ashtu dëshiron të jetë lojtari më i paguar në botë dhe është duke kërkuar një rrogë që është 30 milionë euro e që do ta merr në Torino.

Mediat angleze rikujtuan sot se Manchester United mund të vije me një ofertë të re, por Marca ka kujtuar marrëdhëniet e këqija të Ronaldos me trajnerin Jose Mourinho gjatë kohës kur ata punuan se bashku në Madrids.

Po ashtu sipas raporteve të mediave italiane klauzola prej 100 milionë euro vlen vetëm për disa klube, por jo për Barcelonën, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Manchester United.

Në të njëjtën kohë, pasi drejtori gjeneral i Juventusit Beppe Marotta tha “s’kam koment” kur u pyet për thashethemet për Ronaldon, tani anëtari i familjes Agnelli, Lapo Elkan ka thënë të njëjtën.

“Nuk dua të flas për Juven apo futbollin sot, ne jemi këtu për të prezantuar Fiat 500 të ri. Do të flasin për të gjitha nesër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera