Lajme

Reagon Rama: Protesta u shty për të shtunën që Putin ta shohë me admirim

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 15 March 2022

Kryeministri Edi Rama vijon ta pompojë idenë se protestat që po mbahen në Tiranë janë në favor të Rusisë. Pre disa ditësh Rama po i mëshon kësaj ideje të çuditshme. Në një postim në Twitter në orët e vona të së martës, Rama shkruan se për këtë qëllim shërben edhe protesta e njoftuar për të shtunën.

“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!” – shkruan Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera