Lajme

Reagon Rama pas rënies së çatisë së objektit të komunës, ku mbeti e lënduar një vajzë

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 18 January 2024

Sot rreth orës 13:00, si shkak i frymës është rrëzuar çatia e Komunës së Re në Prishtinë, ku si pasojë e kësaj mbeti një vajzë e lënduar.
I pari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se ka kontaktuar me familjarët e vajzës dhe se lutet për shërimin e saj të plotë, shkruan Gazeta Infokus.
“ Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë ” tha ai.
Ai gjithashtu u shpreh se ka kërkon që nga organet kompetente, të hetojnë rastin në tërësi, dhe të merren të gjitha vendimet e duhura.
“Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi” shkroi ai në rrjetin social Facebook.
Në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka nisur hetimet, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë inicuar hetimet fillimisht në drejtim të veprës penale “shkakim i rrezikut të përgjithshëm”.
Postimi i plotë:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera