Lajme

Reagon Presidenca: Takimi i Osmanit me Haradinajn nuk është realizuar për shkaqe protokollare

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 19 December 2023

Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e AAK-së, nuk është zhvilluar për shkaqe protokollare.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes ka thënë se Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale. Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”, ka thënë Kupina për Klankosova.tv

-Advertisement-

Ndërkohë, drejtori për Informim në AAK, Lulzim Blaka, në një përgjigje për Klankosova.tv ka thënë se takimi nuk është realizuar për shkak se Osmani nuk ka respektuar orarin e caktuar nga vetë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera