Lajme

Reagon presidenca: Osmani s’ka blerë asnjëherë biletë biznes klase, kompania ia caktoi ulësen

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 10 September 2024

Këshilltari për media i presidentes së Republikë së Kosovës, Bekim Kupina, ka bërë një sqarim lidhur me llojin e biletave që presidentja Osmani ka rezervuar për udhëtimin e saj drejt Stambollit dhe më pas Varshavës, pasi në media ka pasur raportime se ka udhëtuar me “bussines class”.

Kupina ka shkruar se presidentja asnjëherë gjatë mandatit të saj s’ka rezervuar biletë të klasit bisnez dhe se në fluturimin e sotëm ulëset janë caktuar nga vetë aviokompania.

“Presidenca nuk e ka blerë asnjë biletë të klasit biznes. As sot, e as më parë gjatë mandatit të Presidentes Osmani.Në fluturimin e sotëm, vet aviokompania i ka caktuar ulëset për Presidenten dhe delegacionin e saj. Për dëshmi, shihni vet biletat e udhëtimit të sotëm.Shënim: Orët dhe numri i fluturimeve, si dhe datat e udhëtimit, janë hijëzuar me rekomandim të zyrtarëve të sigurisë për shkak se Presidentja dhe delegacioni janë ende duke udhëtuar dhe është në kundërshtim me rregullat e sigurisë që të publikohet itinerari i plotë pa arritur ende në destinacion”, ka shkruar Kupina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera