Lajme

Reagon Policia: E njoftuam KFOR’in për Karaçevën, nuk hasëm në ushtrinë serbev

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 08 August 2020

Policia e Kosovës thonë se kanë njoftuar KFOR’in për patrullimin e xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Ata thanë po ashtu se njësitet kufitare të tyre kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por që nuk kanë hasur në ushtri të Serbisë.

Dje në fshatin Karaçevë janë parë disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në thellësi të këtij fshati të brezit kufitar me Serbinë.

Provokimet e tilla të xhandarmërisë serbe në këtë fshat kanë qenë të vazhdueshme.

-Advertisement-

Policia e Kosovës thanë për Gazetën Express se kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk kanë hasur në ushtri serbe.

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti.
Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Tutje sipas Policisë ata kanë bërë vëzhgime në atë zonë dhe kanë njoftuar KFOR’in lidhur me këtë çështje.

“Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë.Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”, thuhet në përgjigje.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas futjes së disa pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës. Ai ka thënë se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

Hoti ka njoftuar se shpejt do jetë i gatshëm raporti i detajizuar për atë atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, derisa ka thënë se veprimet do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera