Reagon përsëri Tahiri, publikon biseda të studentëve se si bashkëpunojnë në kopjim
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 20 February 2021
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që është edhe profesor në Fakultetin Juridik, ka pasur një mosmarrëveshje me një studente, e cila është zënë duke kopjuar dhe ka tentuar të largohej nga klasa, tani ai ka publikuar disa biseda të studentëve se si bashkëpunojnë në kopjim.
Në videon që ka publikuar Klan Kosova, thuhet se Tahiri dëshironte me forcë të fusë një studente në provim.
Gjë kjo e cila është demantuar nga vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Të nderuar miq,
Sot u bëmë dëshmitarë të pamjeve që nuk i bëjnë nderë askujt dhe më së paku brezit të ri për arsimimin e të cilëve mbetem i përkushtuar jo veç unë, por i gjithë stafi akademik në Universitetin e Prishtinës.
Pamjet e sotshme të cilat u shfaqen në disa media pasqyronin një të vërtetë të hidhur. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë fatkeqësisht po keqpërdoret në masë të madhe nga ata që qëllim nuk e kanë dijen, por kopjimin. Kësaj radhe ky fenomen i shëmtuar u pasqyrua edhe në media derisa unë bashkë me dy kolege, profesoresha të respektuara në Juridik, mundohesha ta mbroj pronën intelektuale që ka një profesor: testin që verifikon dijen e një studenti.
Fatkeqësisht, studentja që kishte kopjuar testin refuzoi të identifikohet dhe u përpoq të largohej bashkë me testin e vjedhur pandershëm. Nuk bëhet fjalë për dhunë.
Unë sinqerisht kërkojë ndjesë për të gjithë ju që patet rastit t’i ndiqni këto pamje që nuk ishin tjetër pos përpjekje për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe identifikimin e studentes, e cila këtë situatë e shfrytëzoi për të mbrojtur veprimin e saj duke e shtrembëruar të vërtetën, pavarësisht se në sallë kishte plot dëshmitar.
Me shpresën se do të reflektojmë të gjithë veçanërisht kur bëhet fjalë për sferën më të rëndësishme – arsimin, ju kërkojë mirëkuptim të gjithëve për një situatë me të cilën, fatkeqësisht, mund të ballafaqohet secili profesor në Universitin e Prishtinës.
P. S Ka kohë që kam pezulluar punën në Universitet për shkak të angazhimeve në Komunë, e sot edhe pse vikend isha për të ndihmuar koleget e nderuara”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Padia ndaj Ragmi Mustafës, Haradinaj-Stublla: Për Serbinë vetëm shqiptari i vdekur është i mirë
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka reaguar...
-
Haziri “qetëson” tonet, thotë se do ta mbështes cilindo që zgjidhet kryetar i LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedh kryetarin e ri të partisë më 14 mar...
-
Vdes gruaja e Adem Demaçit
Xhemajlije Hoxha- Demaçi, gruaja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem De...
-
Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Qeverisë: Ju nuk jeni shteti, shteti është edhe populli
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka b...
-
Kërkohet krijimi i insitucioneve të reja që të miratohen projektligjet për t’i dal në ndihmë qytetarëve në kohë pandemie
Ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) p...
-
Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes
Mbrëmjen e sotme, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka...
-
Osmani tek tani shqyrton faljen e të burgosurve, nuk fali as më 17 shkurt as për Vitin e Ri
Është zor e imagjinueshme të mos i ketë kujtuar vuajtjet e Adem Demacit sa is...
-
MPJ i reagon Rusisë: Keni tendencë përçarëse për ta penguar pajtimin tonë me Serbinë
Një ditë më parë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zak...
-
Flet personi që vodhi semaforin në Mitrovicë
Një qytetar ditë më parë mori një semafor në qendër të Mitrovicës. Ani pse u ...
-
Problemet post-Covid, rriten vizitat për problemet në zemër
Covid-19 krahas mushkërive, shkakton ndërlikime në tru, në zemër dhe në enët ...
-
Ironizojnë nga PDK’ja: Kurti po konsultohet me Korenicën për t’iu përgjigjur Izraelit
Anëtari i PDK’së, Betim Gjoshi, ka përdorur ironinë për mënyrën e reagimit të...
-
Gastronomët në Tuz pritet ta nisin punën përkundër masave të qeverisë
Vetëm Andrijevica dhe Pluzhina kanë më pak të infektuar – vetëm nga një. E ng...