Lajme

Reagon përsëri Grenell për situatën në veri: Nga paqja me Trumpin, në kaos me Bidenin

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 29 May 2023

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka reaguar për zhvillimet në veriun e Kosovës.

Ai tha se situata ka kaluar nga paqja me Donald Trumpin, në kao s me presidentin aktual të ShBA-ve Joe Biden.

“Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, shkroi ai në Twitter.

-Advertisement-

Në mëngjesin e së hënës një numër i protestuesve serbë kanë dal para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Synimi i tyre është që të mos i lejojnë kryetarët e zgjedhur që të futen në komunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera