Rozë

Reagon për herë të parë Arbenita Ismajli pas lajmit se është në pritje të ëmbël

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 21 February 2021

Çifti shumë i dashur për publikun, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Në rrjet ka qarkulluar një foto e modeles gjatë ceremonisë së martesës, ku duket qartë barku i rrumbullakosur.

-Advertisement-

Megjithatë, duket se Arbenita nuk ndihet ende gati të flasë për këtë publikisht apo dhe ta pranojë.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shfaqet e veshur me një pallto të gjerë që i mbulon barkun.

Më pas, modelja ka publikuar një foto tjetër e veshur me crop top, duke vënë në pah linjat perfekte trupore.

Ndjekësit janë të bindur se kjo është foto e vjetër e Arbenitës dhe se ajo po mundohet të fshehë faktin që është shtatzënë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera