Lajme

Reagon Pacolli: Keni abuzuar me një nënë të moshuar madje të një dëshmori

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 02 November 2022

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas videos së publikuar ku shihet se një e moshuar është rrahur nga një infermiere në një qendër të moshuarve në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli ka thënë se ju që e goditni, ju që qeshni e që filmoni, çfarë keni për të thënë tani, pasi që keni abuzuar me një nënë të moshuar e që është një nënë e një dëshmori.

“Ju që e goditni, ju që qeshni dhe ju që filmoni. Çfarë keni për të thënë tani? A e shihni që gjithçka në këtë botë kthehet si një bumerang. Keni krijuar lajme negativë në të gjithë vendin. Keni abuzuar me një nënë të moshuar. Madje e një dëshmori. Unë dëshiroj shumë ta takoj këtë grua dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë ajo. Por ju që keni shkaktuar këtë dhunë, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj”, ka shkruar Pacolli në “Facebook.

-Advertisement-

Madje ai përmes një komenti ka shtuar se nuk gjen dot asnjë fjalë e se kjo video atij ia prishi ditën.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera