Lajme

Reagon motra e Frashër Krasniqit e shqetësuar me fyerjet që po i bëhen!

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 11 January 2018

Motra e deputetit Frashër Krasniqi, Arbër Krasniqi është shprehur se familjes së saj janë duke ju shtuar dhembjet me fyrjet që janë duke ia bërë vëllait të saj nëpër rrjetet sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Frashëri është rritur në Lëvizje dhe nuk është duke e merituar këtë linçim.

Deputeti, Frashër Krasniqi është dënuar me tetë vjet burgë, për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës ndërsa sot ai ka dërguar një letër nga burgu për dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

-Advertisement-

Postimi i plotë i motrës së Frashër Krasniqit:

Familja ime edhe ashtu eshte e shqetesuar dhe tronditur per burgosjen e padrejte te Frasherit. Pse po na e shtoni dhimbjen dhe tronditjen me keto fyerje nga me te uletat ne rrjete sociale ku madje edhe i deshironi burgim te perjetshem?

Frasheri u rrit ne Levizje dhe vetem pse guxoi ta thote te verteten per ate qe po i ndodh Levizjes, nuk e ka merituar kete linçim. Boll e ka padrejtesine qe po ia ben shteti kriminal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera