Reagon ministrja Haxhiu, përmend terminalet doganore e postet diplomatike për votën e Presidentit
Autori: Gazeta inFokus
10:38 | 03 April 2021
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar duke thënë se në zgjedhjet e fundit qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.
Ajo përmes një postimi ka thënë se, nuk kanë çfarë t’ju bëjnë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, pasi shprehet se duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike e tendera.
“Ne kemi qenë transparent para qytetarëve. Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet.
Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.
Ne kemi qenë transparent para qytetarëve. Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet.
Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera.
Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin.
Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet.
Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit.
Të tjera
-
Deputeti i AAK-së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin e kontratës me Pfizer
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Koso...
-
Haxhiu thotë se ka siguruar deri në 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se kërkohet vetëm miratimi i MSH’së
Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu thotë se ka arritur të kontaktojë me kompaninë...
-
Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues nga asambleja e OSBE
Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ar...
-
Prizreni “vlon” nga qytetarët pas iftarit
Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë gr...
-
PDK: Me pas shtet si duhet, Vitinë pas konferencës, do të duhej ta priste Prokurori me Policinë
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook ...
-
110 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, 90 për qind me oksigjeno-terapi
Po vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe rasteve të reja me Covid-19, ...
-
Pse s’po publikohet plani i Qeverisë Kurti II, flet Mimoza Kusari-Lila
Mimoza Kusar-Lila, ushtruese e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të ...
-
A refuzoi Arben Vitia të nënshkruaj kontratën për vaksina, flasin nga Pfizer dhe BioNTech
Kompania amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech në një përgjigje ekskluzive p...
-
Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i r...
-
Nushi për ministrin Vitia: Dr. Hipokriti po e trajton procesin e vaksinave si sekret shtetëror
Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në faceboo...
-
Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj
Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër ...
-
Të burgosurit e Smrekonicës kanë disa kërkesa për presidentën e kryeministrin
Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publik...