Reagon ministrja e Drejtësisë pasi Kosova u ngrit për 17 pozita më lart në luftën kundër korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 25 January 2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi ‘Transparency International’ ka publikuar raportin e fundit për 180 shtete në luftën kundër korrupsionit, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas këtij raporti Kosova në vitin 2021 ka shënuar progres në këtë drejtim, duke u renditur e 87-ta nga 180 shtete.
Për këtë Haxhiu ka thënë se ky është vetëm fillimi, pasi synojnë që brenda këtij mandati Kosova të arrijë mesataren globale e t’i afrohet mesatares evropiane.
“Sot, Transparency International ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Republikën e Kosovës në vendin e 87-të nga 180 vende. Në vitin 2020 ishim në vendin e 104, kurse sot jemi 17 vende më poshtë! Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e ti afrohet mesatares evropiane”, ka shkruar Haxhiu në facebook.
Me pas ministrja e Drejtësisë që është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka përmendur disa nga hapat që si qeveri kanë ndërmarrë në luftimin e korrupsionit në Kosovë.
“Përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore Anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë. Kosova ka shumë sfida, por edhe ne kemi vullnet të madh dhe nuk ndalemi deri në jetësimin e zotimeve tona”, përfundoi ajo.
Kosova në vitin 2020 në luftën kundër korrupsionit është renditur në vendin e 104, kurse sot pozicionohet e 87-ta, duke pësuar ngritje për 17 vende./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...