Lajme

Reagon Ministria e Mjedisit për lagjen te Liqeni i Badocit, sigurojnë që nuk do lejojnë asnjë veprim që cenon Liqenin

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 13 January 2020

Afër 20 mijë qytetarë i janë bashkuar një grupi në Facebook i dedikuar për të kundërshtuar ndërtimet në afërsi të Liqenit të Badocit.

Kjo pas publikimit të një projekti për një lagje skaj tij, shkruan gazeta inFokus.

Për këtë më pastaj pati shumë reagime që e kundërshtuan lagjen e planifikuar, duke thënë që do të dëmtohet mjedisi e edhe uji i pijshëm me të cilin furnizohen një pjesë e madhe e qytetarëve.

-Advertisement-

Për këtë punë ka reaguar këtë të hënë edhe Minstria e Mjedisit.

Këta thonë që nuk është kompetencë e tyre leja ndërtimore, shkruan gazeta inFokus.

“Bazuar në njoftimet e bëra nga ana e një grupi të qytetarëve si dhe ngritja e shqetësimit te mediave lidhur me iniciativën rreth një projekti i cili synon te ndërtohet afër Liqenit të Badovcit nga Investitori KAËA Group, 4M Group si dhe një pronari privat të tokës (Rrahman Hajredini), dhe që në vazhdimësi është duke u potencuar se MMPH ka dhënë leje për një projekt të tillë, ju informoj se MMPH nuk ka kompetenca që në këtë rast të lëshoj leje ndërtimore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mjedisit.

Tutje nga kjo ministri thonë që veç lejes që nuk kanë kompetencë askush as nuk ka aplikuar e as nuk është pajisur as me pëlqim mjedisor.

“Gjithashtu në bazë të gjitha të dhënave që kemi në MMPH, ju sigurojmë se as kompanitë në fjalë dhe as pronari i tokës, nuk ka aplikuar dhe nuk është pajisur me Pëlqim Mjedisor nga MMPH-ja. Sipas kompetencave tona si ministri, përveç pjesës së Planifikimit Hapësinor ne gjithashtu jemi përgjegjës edhe për zonat e mbrojtura dhe në rastin konkret, Zonën e Mbrojtur Ujore të Liqenit të Badovcit, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 16/127 të datës 24.04.2013”.

“Andaj çfarëdo zhvillimi i planifikuar në atë pjesë duhet të jete në përputhje të plotë me legjislacionin dhe kriteret e parapara si dhe ti nënshtrohet lejeve përkatëse dhe procedurave të parapara me ligj, vetëm pas këtyre procedurave mund të konstatohet se a mund të realizohen projektet e tilla ose jo”.

Në këtë formë, kjo ministri i ka dërguar edhe shkresë Komunës së Prishtinës, derisa zotohen se nuk do të lejojnë asnjë veprim që cenon Liqenin e Badocit, shkruan gazeta inFokus.

“Dëshiroj të ju siguroj juve dhe të gjithë qytetarët e vendit se inspektorati i MMPH-së dhe Departamentet tjera përgjegjëse brenda MMPH-së do të jetë aktive në këtë çështje dhe do të kujdesen që të mos ndodhë asnjë veprim i cili mund ta cenoj zonën e mbrojtur të Liqenit te Badovcit dhe kualitetin e ujit nga kushdo qoftë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera