Lajme

Reagon Lumir Abdxhiku pasi Mimoza Kusari-Lila tha se po kërkohet komision hetimor për energjinë në kohë të luftës në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 22 April 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot në një konferencë për media përsëriti qëndrimin se LDK nuk do të marr pjesë në asnjë votim, as në seancat plenare e as në komisione derisa të formohet Komisioni hetimor për energjinë.

Abdixhiku theksoi se arsyetimet e kota të pushtetit rreth themelimit të Komisionit Hetimor nuk mund ta ndalojnë themelimin e saj.

“Kemi vendosur mos të marrim pjesë në asnjë votim në Kuvend të Kosovës, përderisa nuk themelohet Komisioni Hetimor për çështje energjetike, sepse e konsiderojmë dhe të drejtë kushtetuese por mbi të gjitha e konsiderojmë të drejtë të qytetarëve tanë. Ka ndodhur një menaxhim skandaloz i krizës të energjisë elektrike në vendin tonë nga zyrtarët më të lartë qeverisë, një papërgjegjësi e paparë prej muajit të verës, vjeshtës dhe dimrit. Dhe ka ndodhur një përfundim skandaloz që i merr Kosovës 120 milionë euro, i vendos në një kompani private dhe prapë rrit faturat e energjisë elektrike deri në 100 për qind. Po kërkojmë transparencë…”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Kryetari i LDK-së, u shpreh se arsyetimet e kota të pushtetit rreth themelimit të Komisionit Hetimor nuk mund ta ndalojnë themelimin e saj.

“Arsyetimet e kota të pushtetit për çështje ligjore rreth themelimit të pavërteta dhe të pasakta nuk mund ta ndalin këtë komision. I dërgojmë mesazh të qartë kësaj qeverie dhe njerëzve të përfshirë ’krimi nëse ka ndodh dhe tentoni ta fshihni me mos votim të Komisionit Hetimor nuk do të fshihet, ajo mbetet aty. Herët apo vonë do të merremi me këtë çështje”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

“Problemi i dialogut Kosovë-Serbi po kthehet në diskutim teknike që s’është qëllimi i dialogut. Çështjet teknike s’janë problemet bazike të dy vendeve. Targat e lëshuar për qytetarët e Kosovës nga qeveria e Serbisë, tani po futen në një afat të papërcaktuar. Përderisa kishim një arsyetim se targat do të vlenin vetëm për gjashtë muaj, tani pa u thënë fare po futen në një afat përjetshëm dhe pa agjendë. Mendoj që dialogu përderisa është teknikë, është pa rezultat dhe përderisa s’është prioritet i interesave tona nacionale në bashkërendim me komunitetin ndërkombëtarë as s’do të ketë përfitime”, tha ai.

Ndërkaq, Abdixhiku po ashtu tregoi se gjatë mbledhjes së LDK-së është marrë vendim që më datë 29 dhe 30 prill do të mbahet Konventa Programore e kësaj partie.

“Është marr vendim që të thirret Konventa Programore e LDK-së më datë 29 dhe 30 prill. Në këtë Konventë Programore do të ftohen të gjithë anëtarët e Këshillit të LDK-së, deputetët, forumet e rinisë, forumet e gruas etj. Pas konventës do të nisim konsultimet e brendshme me çdo qytetarë të Kosovës për të marr brengat dhe mendimet për çështjet jetike për ta. Kemi formuar 28 grupe tematike për çdo temë në përgjithësi, dhe ekipet tona të profesionistëve do të punojnë në programet”, theksoi kryetari i LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera