Lajme

Reagon LDK: RTK i është dorëzuar tërësisht pushtetit

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 23 July 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj televizionit publik të Kosovës, duke thënë se RTK është dorëzuar tërësisht dhe se është shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit. Ky reagim i LDK-së vjen pas publikimit në televizionin publik të një artikulli të një mediumi boshnjak ku sulmohen mediat e Kosovës.

LDK në reagim thonë se për dy vite janë duke e bojkotuar RTK-në meqë në “RTK shtypet e vërteta dhe konstruktohet propaganda”.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

REAGIM PËR MEDIA

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) është dorëzuar tërësisht. Mediumi i presupozuar si publik, është shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit. RTK jashtë çdo morali e etike godet mediat e Kosovës, iu bën gjygjin publik dhe i dënon me epitetin e tradhëtarit e shërbëtorit të interesave të huaja.

LDK-ja e ka dëshmuar tash e dy vjet – nëpërmjet bojkotit të plotë – se ky medium i thirrur për të përfaqësuar interesin publik dhe promovuar liritë, është shnërruar fatkeqësisht në Bastillen e fjalës së lirë. Në RTK shtypet e vërteta dhe konstruohet propaganda. Reagimet e koordinuara me zyret partiake e pushtetare, ndërsa, të shfaqura qartazi tashmë, dëshmojnë kapjen e thellë të mediumit publik.

Dhe ky është vetëm fillimi sepse kur sulmohen mediat është shenjë se shpifjet, frikësimet do bëhen edhe më të shpeshta e të dukshme edhe ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Prandaj reagimi ynë i përbashkët është domosdoshmëri!

LDK-ja do të shfrytëzojë mekanizmat parlamentar për të vënë në dritë kapjen dhe për t’i mbajtur përgjegjës kapësit dhe shërbëtorët e propagandës. Për më tepër bashkë me qytetarin e Kosovës do ta mbrojmë fjalën e lirë dhe interesin publik në këtë vend me çdo çmim!

LDK – Zyra e Informimit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera