Lajme

Reagon LDK: Qeveria dhe Kuvendi i ri duhet të nxjerrin ligj të veçantë për mbrojtjen nga tërmetet

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 01 December 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se në komunat e Kosovës duhet urgjentisht të bëhet vlersimi i rrezikut sizmiologjik, duke vënë në thëks të veçant Komunen e Prishtinës.

Ai një statusi në Facebook, Gashi ka shkruar se për ndërtesat e vjetra, duhet të vlerësohet rreziku nga ndërhyrjet në strukturë, në katet e para si dhe mbindërtimet, shkruan gazeta inFokus.

Madje Gashi ka thënë se Qeveria dhe Kuvendi i ri duhet të nxjerrin ligj të veçantë për mbrojtjen nga tërmetet, përfshirë vlerësimin e sigurisë së ndërtesave.

-Advertisement-

“Komunat e Kosovës, veçarërisht komuna e Prishtinës, duhet urgjentisht të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmiologjik. Për ndërtesat e vjetra, duhet të vlerësohet rreziku nga ndërhyrjet në strukturë-në katet e para (hapja e lokaleve), si dhe mbindërtimet.

Ndërsa, në objektet e ndërtuara pas luftës, duhet të bëhen vlerësime për rrezikun sizmologjik, si dhe kriteret e ndërtimit dhe projektimit duke përfshirë tejkalimet e lejeve ndërtimore.

Qeveria dhe Kuvendi i ri duhet të nxjerrin ligj të veçantë për mbrojtjen nga tërmetet, përfshirë vlerësimin e sigurisë së ndërtesave”, ka shkruar Gashi./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera