Lajme

Reagon LDK-ja: Osmani na ftoi në takim, Kurti veproi pa pëlqimin e Amerikës, nuk marrim përgjegjësi për dështimet e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 01 August 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi zyrtar kanë deklaruar se nuk marrin përgjegjësi për veprimet e dështuara të qeverisë Kurti.

Kështu e quajtën ata vendimin e djeshëm të Kurtit për reciprocitet të cilin në një deklaratë publike e përkrahu kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Infokus.

Pasi dje i doli në përkrahje qeverisë Kurti për vendimin për reciprocitet me Serbinë sot nga LDK-ja kanë deklaruar se qeveria e Kosovës nuk u koordinua me bashkësinë ndërkombëtare dhe së nuk kanë qenë të përgatitur për situatën e djeshme, andaj ky është një dështim.

-Advertisement-

“Lidhja Demokratike e Kosovës dje, i dha mbështetje institucioneve të Republikës së Kosovës në lidhje me shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit. Dënuam sulmin ndaj Policisë së Kosovës që po ushtronte mandatin e saj kushtetues. Kërkuam koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe theksuam që Kosovës në këto momente i duhen më së shumti siguria dhe qetësia. Nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme”, thuhet në njoftim.

Derisa kanë treguar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka ftuar sot në takim opozitën.

“Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë? Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit”, përfundon reagimi i LDK-së.

Kujtojmë që sot sipas deklaratave zyrtare të qeverisë, kanë nisur të largohen barrikadat në veri të vendit, derisa qysh nga dje pati 11 qytetarë të lënduar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera