Lajme

Reagon kryetari i Prishtinës për ndërprerjen e ngrohjes në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 15 December 2021

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas ndërprerjes së ngrohjes për rreth 15 mijë familje të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Rama në reagimin e tij ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet lidhur me ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit.

Rama ka bërë të ditur se ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut.

-Advertisement-

“Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar. Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër”, ka shkruar Rama në një postim në “Facebook”, ka shkruar Përparim Rama. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera