Lajme

Reagon kryetari i partisë Fjala: VV-ja ka të drejtën të formojë qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 02 April 2020

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar pas vendimit të Presidentit të Kosovës për të mos shkuar në zgjedhje të reja të parakohshme mirëpo të formohet qeveria.

Kelmendi ka thënë se nëse PDK-ja e ka pas të drejtën të formojë qeverinë në vitin 2014 ashtu e ka edhe VV-ja tani.

Mirëpo sipas tij VV-ja  e ka këtë të drejtë kushtetuese por jo edhe morale, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të dërgojë kaq shpejt vendin në zgjedhje./Gazeta inFokus/

Ky është reagimi i plotë i Kelmendit:

Reagon Kelmendi: zgjedhje apo qeveri e re?

Zgjedhje apo qeveri e re?

Nëse me 2014 Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën e formimit të qeverisë vetëm PDK-së si parti fituese, atë të drejtë e ka tani edhe VV-ja si parti fituese.

Do të thotë që vetëm VV-ja ka të drejtën e formimit të qeverisë, ose vendi shkon në zgjedhje.

Pra VV-ja e ka të drejtën kushtetuese, por nuk e ka të drejtën morale.

VV-ja nuk ka të drejtë morale të kërkojë zgjedhje.

Është e tmerrshme dhe shumë e rëndë nga ana e VV-së që pas 52 ditëve qeverisje ta dërgon vendin në zgjedhje.

VV-ja në krye me Albin Kurtin nuk kanë lënë të zezë pa thënë për Isa Mustafën dhe LDK-në.

E quajtën argat i Serbisë, përgjegjës për vrasjen e Astrit Deharit, superkriminel, ia numëruan 50 dosje në prokurori.

Por menjeherë brenda natës, Isa Mustafa nga një “superkriminel” u shëndërrua në Profesor të nderuar dhe ndërtues i “koalicionit i shpresës”.

Tash dikush këtu ka gënjyer dhe mashtruar!

Kur u realizua “koalicioni i shpresës” VV -LDK, u përmend që ky koalicion do të jetë 4+4.

Një mandat 4 vjeçar plus një mandat.

Por ndodhi e papritura.

Kur qytetarët e Kosovës i kishin drejtuar shpresat te ky koalicion, ia kishin besuar këtij koalicioni rreth 400 mijë vota, ky “koalicion i shpresës” pas 52 ditëve lundrim u fundos në ujërat e thella të interesit edhe egos për pushtet.

I dogji edhe shpresat, edhe 400 mijë vota edhe 5 milion euro.

Menjëherë pas vetërrëzimit të koalicionit doli në shesh interesi i tyre i ulët, “epshi për pushtet” dhe vetpëlqimi.

LDK-ja po kërkon qeveri të re që nuk ka të drejtë as kushtetuese dhe as morale.

VV-ja po kërkon zgjedhje të reja, që ka të drejtë kushtetuese por jo të drejtë morale.

Shpresën e qytetarit dhe rreth 200 mijë vota besnike, VV-ja dëshiron t’i shpërblen me zgjedhje,duke e detyruar qytetarin të dalë prap në zgjedhje dhe me paratë e tij qytetari ti paguan vet zgjedhjet, rretj 5 milion euro.

Në anën tjetër është PAN-i që dogji shpresat dhe përspektivën e qytetarëve.

Bëri të lulëzoi, korrupsioni, nepotizmi, padrejtësia dhe diskriminimi.

Për të zezat PAN-it nuk mjaftojnë orë dhe mijëra fjalë për të shkruar.

Ne FJALA nuk jemi as me VV-në, as me LDK-në dhe as me PAN-in.

Ne kemi rrugën tonë dhe qëndrimet tona.

Rruga që ne kemi zgjedhur, është rrugë e paqes dhe jo e dhunës, rrugë e bindjes dhe jo imponimit, rrugë e argumentit dhe jo fyerjeve e shpifjeve.

Dalëngadalë do të vijë koha e FJALËS.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera