Lajme

Reagon kryetari i OVL-UÇK: Qeveria na harroj në 12 vjetorin e pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 17 February 2020

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një reagim të tij për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, fillimisht ka uruar në emër të të gjithë veteranëve të UCK-së.

Gucati pas urimit për 12 vjetorin e pavarësisë ka thënë se lirinë e kemi falë të gjithë atyre që nuk hezituan të flijojnë edhe jetën e gjymtyrët e tyre për të festuar këtë ditë.

E sipas tij pikërisht në këtë ditë ata që dhanë gjithçka nga vetja e tyre u anashkaluan nga institucionet e Kosovës.

-Advertisement-

Duke e quajtur këtë një turp të madh Gucati tha se ky turp qoftë mbi ata që nuk e njohin dhe as vlerësojnë gjakun e lirisë./Gazeta inFokus/

Ky është postimi i plotë:

NË VEND TË NJË REAGIMI

Duke filluar me urimin, në emër të gjithë Veteranëve të Luftës së lavdishme të UÇK-së, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke iu drejtuar gjithë popullit të sakrificës, në veçanti për luftëtarët çlirimtar, prej të cilëve mbi 2000, ranë dëshmorë për lirinë e bashkim kombëtar, mijëra të tjerë mbeten invalid që nuk i kursyen as gjymtyrët e trupit për lirinë e vendit, si dhe mijëra tjerë që me mund e sakrificë të madhe arritën të shpëtojnë nga lufta, edhe pse të lodhur e të dërmuar nga moskujdesi institucional e shoqëror, sot, pra këto institutions te dalura nga vota e popullit dhe te akomoduar nëpër kolltuqe falë sakrificave të popullit e të UÇK-së, paturpësisht anashkaluan Organizatën e Veteranëve të Luftës së shenjt të UÇK-së, në seancë solemne për Ditën e Pavarësisë.

Ata e këta mund të na anashkalojnë, të mos na njohin, te na quajnë edhe “kriminel”, por një gjë duhet ta dinë se, lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve.

Pra, turpi nuk është si karamele, ai as hahet e as kapërdihet, por të turpëruarve u mbetet në fyt. Turpi qoftë mbi ata fytyrëmarroq që nuk e njohin, ruajnë e vlerësojnë gjakun e lirisë!

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera