Sport

Reagon kryetari i FFK-së pas barazimit të Kosovës me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 14 October 2020

Pas barazimit të Kosovës me Greqinë me rezultat 0-0, ka reaguar kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, shkruan Gazeta inFokus.

Ademi me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook i ka uruar djemtë për angazhimin në këtë takim.

“Urime djema për angazhimin dhe pikën e merituar në Athinë.  Le të jetë ky barazim pikë kthese dhe këtu le të këputet zinxhiri i dëshpërimit. Vazhdoni t’u tregoni të gjithëve që keni kualitet dhe dashuri të madhe për Kombëtaren dhe për shtetin!Krenar me ju”, ka shkruar i pari i shtëpisë së futbollit në Kosovë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera